Aplikacion
Kështu thotë kreu i zhvillimit global në OKB, Achim Steiner, sipas të cilit, inflacioni, kriza energjetike dhe rritja e normave të interesit janë faktorë që shumë vende të jenë në rrezik falimentimi dhe të kenë ndikime katastrofike për qytetarët e këtyre vendeve.
“Aktualisht janë 54 vende në listën tonë dhe nëse do të ketë më shumë vështirësi, normat e interesit do të rriten më shumë, huamarrja do bëhet më e shtrenjtë, çmimet e energjisë e të ushqimeve do rriten, dhe do të bëhet thuajse e pashmanshme që shumë prej këtyre ekonomive nuk do të kenë mundësi të paguajnë”, shprehet Steiner.
Duke folur në samitin e OKB për klimën, Cop27, theksoi se tashmë prioritet duhet të jetë ndihmesa për vendet në rrezik se sa përballja me krizën klimatike.
Sipas tij, pa ndihmuar vendet e varfëra për të paguar borxhet, këto shtete nuk mund të përballen me krizën energjetike.
Kriza klimatike po ndërlikon më shumë problemin, paralajmëroi Steiner, pasi shumë vende janë prekur nga moti ekstrem. Vendet e varfëra nuk po marrin fondet që u premtuan nga shtetet e pasura, por po përballen me rrezikun në rritje të stuhive, përmbytjeve, thatësirës dhe valës së të nxehtit.
Banka e Shqipërisë kritika qeverisë mbi PPP-të dhe investimet kapitale:Po analizojmë rënien e euros