zoom

Aktualitet

Ekzekutimi në Tiranë/ Ja vendi nga u qëllua, viktima erdhi nga dasma

Vazhdojnë të dalin në dritë të tjera detaje nga ekzekutimi i Briken Sanajt mbrëmë në Tiranë.

Jane publikuar pamjet nga vendi nga ku u qëllua në drejtim të 39-vjeçarit.

Burimet thonë se e gjithë zona është e mbuluar mirë me kamera sigurie, ndaj mbetet përgjegjësi e policisë për kapjen e autorëve, të cilët janë fiksuar gjatë kryerje së krimit.

Vrasësit kanë qenë të vendosur jashtë rezidencës dhe jashtë kontrollit të territorit të kontrolluar nga rezidenca.

Burimet thonë se viktima nuk banonte aty, por ishte vëllai i tij që jetonte në atë zonë.

Sanaj kishte disa ditë që ishte kthyer nga jashtë vendit dhe arsyeja ka të bëjë me një dasmë.

Krimi i rëndë ka ndodhur pikërisht në ditën e dasmës.

Policia e Shtetit ka marrë kamerat e shumta të sigurisë në zonë për të siguruar informacione të mëtejshme.

Viktima kishte precedentë penalë, ndërkohë që Policia e Shtetit nuk ka bërë asgjë për të ndaluar këtë person.