zoom

Politikë

EMRAT/ Rama vendos të bëjë ndryshime në qeveri, ja cila ministri preket

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të kryejë ndryshime në kabinetin qeveritar.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave është liruar nga detyra zv/ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ermira Gjeçi dhe në këtë post është emëruar Arian Jaupllari.

Vendimi për lirimin nga detyra:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave.

V E N D O S I:

Znj. Ermira Gjeçi, zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Vendimi për emërimin në detyrë:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Arian Jaupllari emërohet zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA