zoom

Aktualitet

Rrëqethëse! Infermieri tregon momentet e fundit të viktimave në Klos: Kërkuan ndihmë

“Djali erdhi vetë në këmbë në qendrën shëndetësore”, kështu është shprehur Bashkim Doda, kryeinfermieri i qendrës shëndetësore të Klosit në lidhje me të plagosurin Renato Hasula dhe babanë e tij, Eglantin Hasula.

Këta të fundit mbetën aksidentalisht të plagosur, në sherrin ku humbën jetën Ilir dhe Kenad Shira. Ndërkohë autori i ngjarjes, Fiqiri Mjeshtri pas krimit vrau veten.

“Rreth orës 1 e ca të drekës, gjatë turnit të parë, ka ardhur në qendrën shëndetësore një djalë i ri, i plagosur me armë zjarri. Ishte i plagosur në pjesën e qafës dhe në shpatull. I kemi dhënë ndihmë mjekësore. Më pas me ambulancë e kemi çuar drejt spitalit të Burrelit. Në këto momente ka ardhur dhe babai i tij, me mbiemër Hasula. I dhamë ndihmën e shpejtë, ai ishte më rëndë. Kishte plumb në shpatull dhe në qafë. I vendosëm oksigjen. Djali thoshte; ‘na shpëtoni’. Ndërsa babai ishte më rëndë. Ne i kemi bërë disa pyetje për të parë nëse kishte parametrat në rregull. Djali erdhi vetë në këmbë në qendër shëndetësore”, tha infermieri.