zoom

Slider

Masakra në Francë! Akuzohet se furnizoi me armë terroristin, ekstradohet shqiptari

Gjykata e Apelit e Napolit urdhëroi ekstradimin në Francë për 28-vjeçarin shqiptar Endri Elezi, i cili u arrestua nga Policia në mbrëmjen e 21 Prillit në Sparanise, në zonën Caserta.

Ai u vu në pranga me një urdhër arresti evropian i lëshuar nga autoritetet franceze, të cilat e akuzojnë atë për furnizimin me armë zjarri të Mohamed Lahouaiej-Bouhlel, autor i sulmit terrorist të kryer në Nisë në 14 korrik 2016, i cili kushtoi jetën e tetëdhjetë e gjashtë njerëzit.

Seanca dëgjimore filloi pak pas orës 13:00, me Elezin të lidhur online me video konferencë nga burgu Poggioreale. 28-vjeçari, i mbrojtur nga avokati Francesco Fabozzi, mori fjalën për të përsëritur kundërshtimin e tij total ndaj fakteve.

“Unë kurrë nuk kam prekur me dorë armët dhe as nuk njoh ndonjë nga personat e përfshirë.”

Dorëzimi i 28-vjeçarit në Francë u bë për tu gjykuar për krimet e mbajtjes dhe shitjes së paligjshme të armëve të luftës. Gjykata gjithashtu vërtetoi që Elezi nuk është përgjegjës për krimet e masakrës ose terrorizmit.