Aplikacion
Por deputeti demokrat Ervin Salianji kërkoi hetime reale duke ngulmuar në dhënien përgjigje pyetjes nëse ka pasur bashkëpunëtorë të brendshëm dhe se si janë përdorur siç pretendon opozita, nga AKSHI gati 200 milionë euro.
Ervin Salianji: Ka dalë Edi Rama në korrik dhe ka thënë se kemi qenë nën sulm por e kemi zmbrapsur. Është marrë me një media kombëtare e cila tanimë është konfirmuar se dhe njëherë tjetër Rama ka prodhuar një fake neës. Kush është personi nëse është përgjegjësi personale? Këtë po kërkojmë përgjegjësit. Ku kanë shkuar paratë 195 milion euro? Si e zgjidh qeveria nëse del edhe sistemi të dhënave të kartotekës digjitale të policisë së shtetit ku dalin të gjithë bashkëpunëtorët dhe të gjithë kriminelët?
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku nga foltorja e parlamentit pohoi se disa ditë pas sulmit të parë të 15 Korrikut, ka pasur një tentativë nga hakerat për t’i kërkuar para qeverisë.
Belinda Balluku:Tetë orët e para kanë nisur si një sulm për të marrë të dhëna dhe për t’i tregtuar ato. U përmendën shifra të cilat janë harxhuar sipas jush kot. Faktikisht ato shifra që ju përmendni 180 milion euro që nuk kanë të bëjnë me syber sercurity kanë të bëjnë me planin e digjitalizmin në Shqipëri. Aludime për bashkëpunëtor apo se si ata janë fshehur në sisteme, e para punës është teknike se si ata qëndrojnë në sisteme dhe e dyta për bashkëpuntor mos u merrni juve sepse nuk e keni ekspertizën teknike besoj siç nuk e kam edhe unë por lërjani këtë organeve të drejtësisë.
Pavarësisht kësaj përgjigje nga zëvendës kryeministria Balluku, debati parlamentar me deputetin Salianji vijoi.
Ervin Salianji: I vetmi shtet që ka dështuar është Shqipëria dhe kur thoni se sot në sulm janë të gjitha shtetet, vetëm Estonia në vitin 2007. 15 vite përpara kur nuk jemi në këto nivele ka pasur një sulm dhe nuk kanë mundur ti marrin të dhënat. Ka pasur vetëm dëmtim të dhënave tek Estonia. Asnjë shtet tjetër nuk i kanë rënë pantallonat siç i kanë rënë Shqipërisë.
Belinda Balluku: Asnjë e dhënë nuk është zhdukur. Asnjë e dhënë sensitive apo jo sensitive nuk është zhdukur nga sistemi. Ju e dini shumë mirë që ky sulm ka pasur për synim fshirjen totale të të dhënave dhe nuk ia kanë dalë.
Zgjedhjet gjermane, çfarë roli do të luajnë mediat sociale? Ndikimi në rritje i Elon Musk