zoom

Politikë

Berisha: Rama rrëzohet me kryengritje paqësore

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar protesta të fuqishme kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Berisha u shpreh gjatë një takimi me qytetarë në Shijak, se Rama nuk largohet me votë të lirë, por vetëm me kryengritje paqësore, ndërsa shtoi se kush do të guxojë të prekën votën, “do prekë të zezën e vet”.

“A rrëzohet Edi Rama? Absolutisht rrëzohet, Edi Rama rrëzohet. Çfarë duhet të bëjmë se më pyete si do rrëzohet. Nëse në 7 korrik ne arritëm në një stacion shumë të rëndësishëm si opozitë ne duhet të bëjmë gjithçka secili prej nesh që të bindim sa më shumë qytetarë të këtij vendi  me parti dhe pa parti, socialistë apo të bindjeve të tjera se ky është një fatkeqësi kombëtare.Së dyti, Edi Rama me votë nuk ikën, duhet të rrëzohet me një lëvizje të fuqishme popullore, me një kryengritje paqësore. Së treti, Edi Rama duhet të marrë një mesazh se ne kemi qëllim absolut votën e lirë dhe ai që do të guxojë të prekë votën do të prekë të zezën e vet, nuk do mundet kurrë ta prekë më atë. Nëse ne që jemi këtu me datë 27 prill të vitit 2021 do kishim mbushur rrugë dhe sheshe për votën që grabiti, Edi Rama nuk do ishte kurrë sot në pushtet. Ka plot njerëz që thonë: Me këta duhet të dialogojmë? Po ja e votojnë, po ja ka këta, ka ata. Duhet ta kemi të qartë se një pjesë e madhe votojnë nga frika dhe kur tu nxjerrim ne frikën njerëzve ju garantoj se mbështetja e tij nuk do të jetë as ajo që ka pasur Partia e Punës në 1992. Kërkon të organizojmë një lëvizje të fuqishme, shumëplanëshe, një lëvizje me të cilën të vrasim frikën në çdo qoshe të këtij vendi, një lëvizje me të cilën ne të përballemi për të rivendosur votën e lirë në Shqipëri. Nuk ka diktaturë dhe pushtet që mund ti rezistojë një lëvizje të fuqishme popullore, një kryengritje paqësore popullore. Ne duhet të ecim drejt saj.Nëse nuk ecim drejt saj dhe nuk vendosim, ne nuk përmbushim detyrimet as ndaj vetes, as ndaj fëmijëve tanë. Shqipëria do të mbetet një karikaturë demokraci, e cila do të zbrazet çdo ditë e më shumë”, tha Berisha.

Duke u ndaluar te ikja e shqiptarëve nga Atdheu, Berisha u shpreh se braktisja e Shqipërisë është më e dhimbshme se ajo e vitit 1991.

“Sot Shijaku dhe mbarë Shqipëria, përjetojnë një periudhë krize të vërtetë, të thellë, e cila shprehet me një braktisje të pashembullt të vendit, Shijakut dhe Shqipërisë nga qytetarët e vendit. Kjo braktisje në të vërtetë është shumë më e dhimbshme, e hidhur, se sa ajo që ndodhi në vitin 1991. Është shumë më e dhimbshme dhe e hidhur, sepse në vitin 1991, ne jemi dëshmitarë, ne vërtetë fituam lirinë, por ishim nën tiraninë e tmerrshme të mjerimit. Qytetarët shqiptarë në vitin 1991, ishin qytetarët e tretë më të varfër të planetit. Vinin pas qytetarëve të Ugandës dhe Angolës. Kështu që ai largim masiv nga Shqipëria i vitit 1991, lidhet me dhimbjet e mëdha që krijonte tirania e mjerimit, pavarësisht se liria u fitua, nga diktatura dolëm, por ajo që vazhdoi ishte mjerimi i thellë në të cilën na kishte zhytur diktatura. Sot jo, sot është një regjim. Për 30 vite Shijaku ndryshoi shumë, Shqipëria ndryshoi shumë. Nga viti 2007-2014, banorët e Shijakut, Shqipërisë, u rritën nga viti në vit dhe kjo është statistikë e vërtetë. Nga viti 2014 deri në vitin 2021, nga Shijaku, Durrësi, Tirana dhe mbarë Shqipëria u larguan 26% e popullatës, më shumë se 744 mijë qytetarë, veç në BE, pa llogaritur këtu ata që ikën në Kanada, SHBA apo vende jashtë hapësirës evropiane”, the Berisha.

Krytari i PD deklaroi se qeveria shtoi borxhin, ndëra shtoi se rrogat e pensionet duhej të ishin 3-fishuar. Por në vend të kësaj, tha Berisha, paratë po vidhen nga shteti. “Erion Veliaj ndërton shkolla me 5 mln euro, BE-ja i ndërton me 620 mijë euro”, tha Berisha.