zoom

Aktualitet

Ekzekutoi vëllanë dhe kunatën në mes të Tiranës, 2 gratë e Muskurtit kërkojnë urdhër mbrojtjeje

Gjykata dha dje masën e sigurisë arrest me burg për Arsen Muskurtin, i cili akuzohet për vrasjen e vëllait dhe kunatës së tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 30 gusht, ku autori qëlloi vëllanë dhe motrën brenda në agjencinë turistike që ishte në pronësi të viktimave.

Autori i kishte viktimës një borxh prej 150 mijë eurosh, për të cilin Albani Muskurti kishte hapur edhe një proces gjyqësor, ku Arseni kishte kërcënuar edhe avokaten e të vëllait.

Arsen Muskurti, i njohur edhe me emrin Hamza Muskurti, është një biznesmen i dyqaneve të “Natyral Vita”. Sa i takon jetës personale, autori ka dy gra.

Pas vendimit të Gjykatës për të lënë në burg Meskurtin, dy gratë e autorit të ngjarjes kanë paraqitur kërkesë për urdhër mbrojtje në Gjykatë.

Pas krimit të rëndë, ato u strehuan në një qendër sociale, pasi kishin frikë për një hakmarrje të mundshme.

Gjykata e ka refuzuar këtë kërkesë, sepse sipas tyre nuk ka të dhëna të mundshme për kërcënim.