zoom

Aktualitet

Tiranë/ Kamionçina që po transportonte viça përplaset me trafikndarësën, humb jetën shoferi

Një tjetër aksident, i treti brenda pak orëve në vend, por i dyti në Tiranë, ka shkaktuar viktimën e radhës.

Ngjarja ka ndodhur në Mjull Bathore, ku një makinë me të cilën transportoheshin viça është përplasur me trafikndarësen dhe si pasojë, drejtuesi i mjetit ka ndërruar jetë. Identiteti i viktimës nuk dihet ende.

“Më datë 31.08.2022, në Mjull Bathore, një mjet tip kamionçinë me të cilën transportoheshin viça, është përplasur me trafikndarësen dhe si pasojë drejtuesi i mjetit, ende i paidentifikuar, ka ndërruar jetë”, njofton Policia.

Ndërkohë, gjatë orëve të para të mëngjesit, një 23-vjeçare humbi jetën në Kombinat.