TIRANË- Një aksident i rëndë është raportuar pak minuta pranë Fakultetit Ekonomik në Tiranë ku një makinë është përplasur me shtyllën e tensionit. Mjeti tip ‘Audi Q7’ është bërë copash pasi shtylla e tensionit ka përfunduar mbi të.
Ende nuk dihet nëse nga aksidenti ka persona të lënduar. Policia ndodhet në vendgjarje dhe po heton për rastin.