Aplikacion
Në qytetin e Shkodrës, Laçit, Vlorës, Durrësit e Tiranës janë kryer mbi dhjetëra kontrolle por në bazat e dyshimta nuk është gjetur asnjë gjurmë e Martinajt e as e ndonjë pjesëtari të grupit të tij
Përmes qelizave telefonike po tentohet gjetja e vendo dhjes së fundit të këtij personazhi shumë të njohur. Por deri në këtë fazë, policia dhe shërbimet informative duhet të gjejnë numra telefoni të përdorur nga Martinaj.Të gjitha informacionet që po mblidhen në terren po shkëmbehen edhe me SPAK që disa muaj më parë nxori urdhër arresti për këtë person
Ndër pistat e hetimit është ajo e rrëmbimit të personit nga grupet rivale kriminale të Ervis Martinaj i njohur edhe si biznesmeni i lojërave të fatit.