zoom

Aktualitet

Vdekja e 7-vjeçares në Himarë, sot mbahet protestë në Tiranë

Ditën e sotme, në orën 19:00 është thirrur në rrjetet sociale mbajtja e një proteste në ambientet përballë Ministrisë së Brendshme.

Protesta i dedikohet ngjarjes tragjike ndodhur në Himarë, ku shefi i Policisë Arjan Tase përplasi për vdekje me skaf një 7-vjeçare në plazhin e Potamit.

Dje, familja Avdia i dha lamtumirën e fundit bijës së vet, që iu mor jeta, teksa pushonte me familjen në breg të detit.

Familja Avdia jetonte në Angli prej më shumë se dy dekadash, ndërsa në Laprakë kishin edhe shtëpinë, në të cilën qëndronin gjyshërit e Jonadës.

Me qindra qytetarë iu bashkuan dhimbjes së familjes Avdia, ndërkohë rrjetet sociale përcollën zemërimin dhe revoltën e madhe.

Njerëz afër familjes kanë treguar se ngjarja i është lënë drejtësisë, ndërkohë që ditën e sotme, përveç daljes para gjykatës së komisarit që e shkaktoi ngjarjen, pritet edhe protesta orëve të mbrëmjes në Tiranë.

Protestuesit do kërkojnë dorëheqjen e dy ministrave, Blendi Çuçi dhe Mirela Kumbaro./ Zoom.al

Postime të lidhura