Aplikacion
Gjykata Penale e Shkupit njofton se Isuf Kokës i është caktuar edhe arresti shtëpiak deri në përfundim të procesit gjyqësor.
Ai akuzohet për “nxitje e rrezikim të përgjithshëm ndaj qytetarëve”. Koka gjuajti me armë zjarri në ajër, si një formë paralajmërimi për protestuesit maqedonas, të cilët qëllonin me gurë dhe sende të forta bizneset në qendër të Shkupit.
Babai i tij, disa ditë më parë në një intervistë ekskluzive për Euronews Albania tha se djali i tij ka mbrojtur biznesin e tij në Çarshinë e vjetër të Shkupit, pasi protestuesit do e dëmtonin atë.
Ndërsa, lideri i opozitës maqedonase Hristijan Mickoski vlerësoi se Koka ishte porositur për ta eliminuar atë, gjë që edhe policia por edhe babai i Kokës e refuzoi në mënyrë kategorike.
Për këtë çështje ka pasur edhe një reagim nga Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, i cili ka përgenjështruar kreun e opozitës, Hristijan Mickovski në lidhje me akuzat.
None found
Të kërkuar për masakrën e Dobraçit, vetëdorëzohen në polici Izmir Sakica dhe Samuel Troshani