Aplikacion
Brilant Martinaj nuk është emër i panjohur për policinë, pasi ai rezultonte në kërkim për vrasjen e efektivit të FNSH-ve Xhulio Prela, por edhe një tjetër ish-efektivi të uniformave blu, 60-vjeçarit Xhelal Reçi.
Brilant Martinaj ishte një prej personave të dyshuar për vrasjen që tronditi qytetin e Laçit në orët e para të mëngjesit të 1 nëntorit të vitit të shkuar.
Asokohe, rreth orës 07:23, persona të armatosur i bënë atentat 60-vjeçarit Xhelal Reçi, në afërsi të një banke dhe ish-polici nuk arriti t’u shpëtonte plumbave të marrë.
Në gusht të vitit 2020, djali i Xhelalit, Besniku, ishte ai që i kishte shpëtuar një atentati të mirëorganizuar, teksa ishte duke udhëtuar në rrugën Lezhë-Shëngjin bashkë me dy fëmijët e mitur dhe bashkëshorten, kur dy persona të armatosur me motor, e ndoqën dhe tentuan ta vrisnin.
Ndërkohë sa i përket vrasjes së babait të tij, policia në Laç mori në pyetje pak kohë pas ngjarjes ish-kolegun polic të tij, shtetasin Faik Martinaj.
Këtij të fundit i ishte plagosur i biri dy vite para vrasjes së Reçit dhe për ngjarjen ishin të dyshuar dyshuar djemtë e 60-vjeçarit.
“Me të nuk kam pasur konflikte apo probleme. Djali im ndodhet në Kosovë”, ka dëshmuar asokohe Faik Martinaj, pasi kishte konfirmuar se kishte punuar në të njëjtin Komisariat me Reçin.
Vrasja e Xhelal Reçit u filmua nga një kamerë sigurie, por pamjet nuk kanë ndihmuar në identifikimin e autorëve, të cilët mbanin në kokë kapele dhe mbulonin fytyrën me maskë antiCovid./ Zoom.al