Aplikacion
Numri i lartë i gëzhojave, përgjatë një kohë relativisht të shkurtër i ka bërë hetuesit të mendojnë se tre kanë qenë autorët e atentatit mafioz; praktikisht dy persona kanë qëlluar, teksa shoferi është siguruar të largohet me shpejtësi.
Nisur nga ideja se në njërën anë, udhëtimi fatkeq i viktimave nuk binte aspak në sy, teksa nga ana tjetër autorët kanë qenë në dijeni të çdo lëvizjeve, të shtyn të mendosh, sipas gazetares Klodiana Lala se nuk përjashtohet mundësia e një tradhtie të mundshme të Brilant Martinajt nga njerëzit e tij të besuar, i cili aktualisht ka më shumë gjasa të ketë qenë ai shënjestra, nisur nga ngjarjet kriminale në të cilat ishte i përfshirë emri i tij.
Përpos vrasjes së efektivit të FNSH-së, Xhuliano Prela, një tjetër ngjarje ku i dyshuar ka qenë Brilant Martinaj ishte ajo e vrasjes së ish-oficerit të policisë, Xhelal Reçi.
Emrat e Brilant Martinajt dhe Besmir Hoxhës, të cilët u dogjën brenda makinës që shpërtheu në flakë, pasi u qëllua me automatik, kanë dalë pas të dhënave dhe interesimit të vetë të afërmeve të tyre, që e kanë ditur se janë nën shoqërinë e Diklen Vatës./ Zoom.al