zoom

Aktualitet

Viktimë Brilant Martinaj! Atentati i Fushë-Krujës, kush është i riu që u shkrumbua në makinë

Ditën e sotme, një atentat mafioz do të ndodhte në autostradën Fushë-Krujë – Thumanë, ku si pasojë e një breshërie kallashnikovi me afro 50 plumba humbën jetën tre persona: Diklen Vata, Brilant Martinaj dhe Besmir Hoxha.

Sapo drejt automjetit “Volswagen Passat” nisi të qëllohej me armë, pasagjeri Diklen Vata, 30 vjeç doli jashtë që të mund të shpëtonte, por pa sukses. Ndërkohë, Martinaj dhe Hoxha përfunduan të shkrumbuar, për shkak se makina u përfshi nga flakët.

Dyshohet se shënjestër e atentatit ishte Brilant Martinaj, një emër i njohur në botën e krimit.

Në vitin 2020, i riu, kushëriri i parë i Ervis Martinajt, i shpallur në kërkim ndërkombëtar do të akuzohej për vrasjen e efektivit të FNSH-së, Xhuliano Prela, çka bën të flitet për një skenar të mundshëm hakmarrjeje.

Po kështu nuk përjashtohen edhe pista të tjera, nisur nga fakti se viktima Diklen Vata rezulton gjithashtu me precedentë penalë dhe i arrestuar për lëndë narkotike./ Zoom.al