zoom

Aktualitet

Breshëri automatikësh/ Atentati në Fushë-Krujë, ky është një prej të vrarëve

Një atentat mafioz ndodhi ditën e sotme në autostradën Fushë Krujë-Thumanë, ku mbetën të pajetë tre persona.

Zoom.al ka mundur të mësojë identitetin e një prej të vrarëve. Bëhet fjalë për 30-vjeçarin Diklen Vata.

Rezulton se i ndjeri ka patur precedentë penalë.

Autorët dyshohet se i kanë dalë përpara makinës me të cilën po udhëtonin Vata dhe dy të tjerë dhe kanë qëlluar pa pushim në drejtim të tyre me automatikë.

Si pasojë e të shtënave me armë, makina ka marrë flakë./ Zoom.al