Aplikacion
Mesditën e kësaj të diele është qëlluar me armë zjarri kallashnikov në drejtim të një mjeti në lëvizje, ku për pasojë ka marrë flakë.
Një prej viktimave ka dalë nga makina tip “Volkswagen”, por nuk ka shenja jete, ndërsa dy persona të tjerë ndodhen ende brenda makinës që është përfshirë nga flakët.
Nga targat e mjetit rezulton se mjeti është në pronësi të një personi me banim në Fushë Kuqe.
Nuk dihet ende nëse pronari ishte në makinë dhe kush ishte shënjestra e këtij atentati./ Zoom.al
Nga informacionet e para dy viktimat janë të seksit mashkull, ndërsa tjetra femër.