zoom

Blog

Rama kërcënoi bizneset dhe kreun e Dhomës Amerikane të Tregtisë

Nga Adelina Krasniqi

Rama sot kërcënoi bizneset kur tha “të dalë 1 biznesmen që është kundra”. E kujt do të ja mbajë tani të thotë një fjalë kundra amnistisë së Ramës?

Ndërkohë të gjithë bizneset e ndershme e kanë shprehur deri më tani që kjo që po bëhet është e kundraligjshme dhe nxit informalitetin.

Rama sot kërcënoi Enio Jaçon për hir të funksionit të tij në Dhomën Amerikane të Tregtisë kur i tha “nuk e ka ai një faturë të padeklaruar”.

Të gjithë e dimë që ky shtet tallava mund të shpikë çdo gjë. Ashtu si edhe mbulon çdo krim edhe mund ta sajojë një faturë.

Rama sot shpifi dhe gënjeu kur tha “halli i ambasadorëve është që paraja të qëndrojë në vendet e tyre dhe jo të vijë në Shqipëri”. Paraja e pisët është para e vdekur deri në momentin që pastrohet nga amnistia apo nga skemat e pastrimit të parave. Nuk i hyn fare në punë kjo pjesë ambasadorëve.

Është thjesht qartë e kuptueshme pse Rama po e bën këtë luftë me të gjithë sepse ka interes të lartë personal.

Gjatë gjithë këtyre viteve ushtria e tij e krimit dhe të korruptuarve kanë mbledhur shumë para të pista. Tani që mosha e pensionit po i vjen vërdallë ka nevojë që gjithë paratë e prodhuara nga krimi dhe nga korrupsioni t’i pastrojë, t’i nxjerrë nga poshtë dyshekut dhe ti vendosë në bankë.

Këtë ja ka si borxh edhe gjithë zullumqarëve të tjerë që ose kanë bërë pasuri nga krimi ose nga korrupsioni.

Shqipëria po shkon shumë larg Evropës ndërkohë që pushteti monist forcohet.