Aplikacion
Sipas mediave maqedonave fabrika ka qenë e regjistruar si filial i kompanisë Greenego 2018 nga fshati Drsllajcë i Strugës, por nuk ka pasur licencë për prodhim të marihuanës. Sipas mediave maqedonase, në këtë aksion janë arrestuar 10 persona, në mesin e të cileve edhe dhëndëri i kryetarit të Pogradecit, Ilir Xhakolli për të cilin thuhet se ka qenë pronar i fshehur i kësaj “fabrike”.
Vlerësimet e para të policisë maqedonase flasin se vlera e drogës së konfiskuar është shumë e madhe. Operacioni është ende në vijim.
Por ky lajm është përgënjeshtruar nga vetë Xhakolli i cili i kontaktuar mohoi gjithçka duke theksuar se dhëndri ishte me pushime në Turqi me familjen dhe nuk është arrestuar në Maqedoni.
“Unë jam vetë me pushime në Greqi me familjen, kurse dhëndri im është me familjen në Turqi. Nuk është arrestuar fare dhe s’ka lidhje me këtë ngjarje”, tha ai.
None found
Zyrtarizohet divorci Xhensila-Besi. Aktori do t’i paguajë 1.5 mijë euro në muaj Myrtezajt