Aplikacion
“Asnjë nga faktet e nxjerra nuk është e re. Të gjitha lidhen me procese të kryera vite më parë nga administrata tatimore. Në dhjetor të 2018, administrata tatimore ka referuar në prokurori një skemë mashtrimi me TVSH-në. Janë referuar 20 subjekte, bashkë me to 24 individë për këto skema mashtrimi.
Kjo ka nisur nga një punë e administratës, hetimit tatimor, që janë analizuar krijimi i këtyre subjekteve, që janë fiktive me qëllim përfitimin e TVSH-së, blinin dhe shisnin dhe ato që u shisnin përfitonin duke shkarkuar inventarët dhe TVSH-në dhe subjektet u shisnin produkte për fryrjen e shpenzimeve dhe mos pagesën e TVSH-së. Këto nuk janë të reja dhe nuk janë shqiptare. Këto janë të përhapura në të gjithë botën dhe në Shqipëri janë filluar të shumohen pas 2017.
Që nga ai vit janë referuar 34 procese. Pjesë e tyre janë përfunduar me një vendim në disa raste ka pasur edhe të dënuar, pjesë e tyre janë ende në hetim dhe vijojnë procedurat. Në rastin konkret 20 subjektet janë dënuar me 35 vite burg. Ndër vite, nga 2018 dhe sot administrata tatimore ka bashkëpunuar për të të vendosur të gjithë elementët për të vijuar hetimet” tha ajo.
Qeveria, tha ministrja do të vazhdojë që të paguajë inceneratorët edhe pse pronarët e tyre janë nën hetim dhe kërkim për skema abuzimi me miliona euro. “Për këto subjekte nuk ka vendim gjykate, ne kemi vijuar të respektojmë kontratën dhe do të vijojmë ta bëjmë për sa kohë jemi një zbatim të kontratës.
Nuk kemi asnjë njoftim nga asnjë institucion për përfundim apo për të marrë masa për këto kontrata. Për sa kohë nuk ka vendime të tilla, ne jemi në pritje dhe sapo proceset të kenë përfunduar, do të marrim masat për respektimin e ligjit” tha ajo./Zoom.al