zoom

Aktualitet

40-vjeçari i droguar tenton të vrasë prindërit me thikë

Një 40-vjeçar nën efektin e dograve është arrestuar nga policia teksa i kishte drejtuar thikën prindërve dhe po i kërcënonte.

Prindërit e tij kishin bërë denoncimin në polici, pasi i bir ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj tyre.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3, pas kallëzimit të marrë nga shtetasi R. Xh., se djali i tij ushtronte dhunë fizike në mënyrë të vazhdueshme ndaj tij dhe bashkëshortes, si dhe i kishte kanosur ata me mjet prerës (thikë), menjëherë kanë organizuar punën, duke kapur dhe shoqëruar në ambientet e Policisë, djalin e tij, shtetasin T. Xh., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Në vijim të veprimeve hetimore, u arrestua në flagrancë shtetasi T. Xh., pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme, nën efektin e lëndëve narkotike, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve të tij dhe i ka kanosur ata me mjet prerës thikë,” ka njoftuar policia.