Aplikacion
Menjëherë Kiara reagoi duke shkruar: “Hello njerëz, më kanë ardhur këto foto në DM. Gjithashtu po lexoj edhe në portale, nuk para shprehem sepse përgjithësisht nuk i kushtoj rëndësi lajmeve nëpër portale (duke qenë se shumica mund të jenë edhe fake news), por doja t’ju thoja që nuk jam unë personi në foto dhe përpara se të bëni lajme, ju lutem vërtetojini rrethanat. Ju falënderoj”.
Por në programin “Goca dhe Gra”, prezantuesja dha detaje lidhur me thashethemet që qarkulluan.
Kiara: Isha në Prishtinë, kisha për të prezantuar një festival. Dhe mora një nga këto fustanet që janë seri, që i blejnë shumë vajza, markë e njohur dhe ekonomike. E mora me vete, e vesha, shkova për të bërë vetullat. Bëra një foto në pasqyrë. Në darkë pashë që po më bënin tag fansat e Mozzik. Më thoshin si ia bëre këtë Loredanës, si ia bëre Mozzikut. Sigurisht që ishte lajm i pavërtetë, duhet ta mohoja menjëherë
Dalina: Kanë qejf ty të të lidhin me artistë, sidomos me ata të Kosovës?
Kiara: Po, e kanë fiksim këtë pjesë (qesh)
Armina: Po si nisi e gjitha?
Kiara: Nga fustani. Edhe Mozzik kishte hedhur një foto. Mund të ngjasojë, por nuk jam unë./L.K
/Zoom.al