zoom

Aktualitet

I vendosën tritol në garazhin e hotelit, flet pronari: Nuk kam konflikte me askënd

Një shpërthim tritoli në hotelin “Yacht” në pronësi të Drejtorit të FSKDSH-së, Mariel, Murati ka tronditur mbrëmjen e djeshme qytetin e Sarandës.

Sasia e Eksplozivit ishte vendosur në garazhin e hotelit, ku nga shpërthimi ka patur vetëm dëme materiale.

Eksplozivi shpërtheu sapo roja i godinës ndezi dritën, pasi ishte lidhur me energjinë elektrike.

Ndërkohë Mariel Murati, pronari i hotelit, ka deklaruar në polici mbrëmjen e së mërkurës, se nuk e di kush mund të jetë autori, pasi ai nuk ka konflikt me asnjë.

“Nuk kam konflikt me askënd”, ka deklaruar Murati para uniformave blu.

Më herët Murati ka mbajtur edhe postin e Drejtorit të Kadastrës në Sarandë/zoom.al./