zoom

Aktualitet

Grabitet farmacia! Policia reagon për ngjarjen tek “Xhamlliku”: E pavërtetë!

Pas lajmit që u shpërnda në media, për grabitjen e një farmacie në zonën e ‘Xhamllikut’, ka reaguar menjëherë policia e Tiranës e cila informon se nuk ka ndodhur asnjë grabitje.

Në sqarim, thuhet se policia mori njoftimin se në xhamin e jashtëm të farmacisë kishte një shenjë. Pasi policia shkoi në vendin e ngjarjes, konstatoi se shenja ishte krijuar nga një sferë e armëve me ajër, e cila nuk e ka tejshpuar xhamin.

Policia shton se nga këqyrja e kamerave të sigurisë nuk është konstatuar asnjë person apo mjet që është afruar në drejtim të farmacisë.

REAGIMI I POLICISË:

Në lidhje me një lajm të publikuar në portale për grabitje të një farmacie nën kërcënimin e armës, ju sqarojmë se lajmi është i pavërtetë. Më datë 25.06.2022, është marrë njoftim se në një farmaci, në xhamin e jashtëm të farmacisë ka një shenjë (ciflosje). Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe nga verifikimet e kryera, ka rezultuar se është konstatuar një sferë e armëve me ajër e cila nuk ka tejshpuar xhamin. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë nuk është konstatuar asnjë person apo mjet që është afruar në drejtim të farmacisë. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kërkon mirëkuptimin e mediave dhe para se të publikojnë lajme të kërkojnë informacion pranë DVP Tiranë.