Aplikacion
Ato ishin administratore qendrash masazhesh në zonat e quajtura “21 Dhjetori” dhe “Ish-Blloku”. Të arrestuarat janë Jetmira Demiraj 30 vjeç dhe Rexhina Lika 20 vjeç, të dyja banuese në Tiranë.
Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni u shpallën në kërkim shtetasit P. N. dhe E. D.
Njoftimi i policisë
Finalizohet operacioni policor i koduar “SPA”.
Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2.
Goditen 2 raste të shfrytëzimit të qendrave të masazheve për prostitucion, vihen në pranga 2 shtetase.
Procedohen penalisht 3 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit në 2 qendra masazhesh, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “SPA”.
Si rezultat i këtij operacioni u bë ndalimi i shtetaseve:
– J. D., 30 vjeçe dhe R. L., 20 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.
Shtetaset J. D. dhe R. L. administronin dy qendra masazhesh, në zonën e quajtur “Ish-Blloku” dhe në zonën e quajtur “21 Dhjetori”.
Përveç aktivitetit të regjistruar si qendër masazhesh, në këto ambiente ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.
Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit A. Ll., Xh. T., për veprën penale “Prostitucioni” dhe A. L., për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni u shpallën në kërkim shtetasit P. N. dhe E. D. Vijon puna për kapjen e tyre.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.