Aplikacion
I riu shfaqej duke përdorur celularin gjatë drejtimit të mjetit në një video të postuar nga vetë ai. Më pas policia ishte vënë në gjurmim të tij.
Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar mjetin me drejtues shtetasin E. D., 21 vjeç, i cili drejtonte mjetin duke përdorur celularin, pa vendosur rripin e sigurisë dhe pa leje drejtimi.
Gjatë testit të kryer me AquilaScan rezultoi se ky shtetas drejtonte mjetin, nën efektin e lëndëve narkotike. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. D., për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Ky nuk është rasti i parë që videot nga rrjetet sociale penalizojnë drejtuesit e mjeteve në Shqipëri, ku shpesh herë të rinjtë rrezikojnë jetë në rrugët e vendit dhe i filmojnë ato lirisht.