zoom

Të gjitha

Dokumentari “Halftime”, zbulon një tjetër anë të Jennifer Lopez

Këngëtarja e njohur Jennifer Lopez është sot një nga yjet më të medhenj të showbizit ndërkombëtar por e kaluara e saj nuk ka qënë kaq e ndritur . Artistja  ka folur për marrëdhënien e komplikuar me nënën e saj, Guadalupe “Lupe” Rodriguez, në dokumentarin e ri në Netflix , të titulluar “Halftime”.

Ajo bëri atë që duhej të bënte për të mbijetuar, dhe kjo e bëri atë të fortë, por gjithashtu edhe më të  ashpër.”-shprehet 52-vjecarja.Nëna e JLO   shfaqet  gjithashtu në film ku deklaron se ka qënë një nënë autoritare  me Lopezin dhe dy motrat e saj.

Ajo emigroi nga Porto Riko dhe  rriti tre vajzat në Bronx së bashku me bashkëshortin David, nga i cili u divorcua pasi vajzat u rritën.“Gjithmonë kam patur pritshmëritë më të larta prej tyre. Nuk doja të isha  kritike por vetëm për t’ju tregoja atyre se mund të bënin më mirë”,  thonë Rodriguez.

Këngëtarja u largua nga shtëpia në moshën 18-vjeçare pasi debatonte vazhdimisht me nënën për të ardhmen e saj.Ajo rrëfeu se nuk ishte e fokusuar në shkollë për shkak se pëlqente kërcimin   diçka që shkaktoi tension mes të dyjave.

Nëna e Lopez përfundon duke thënë se ajo  dëshironte  që të  treja  vajzat e saj të  arsimoheshin në mënyrë që ato të mos vareshin nga burrat. Lopez e përshkruan nënën e saj një person “të komplikuar” por dyshja tani kanë lënë mëritë e së shkuarës dhe gëzojnë një marrëdhënie shumë më të qetë me njëra-tjetren./L.K

/Zoom.al