zoom

Të gjitha

Dhunoi një deputet, arrestohet bashkëshorti i ish-ministres shqiptare

Kryetari i PSD-së në Kosovë dhe bashkëshorti i ish-ministres së Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini është arrestuar nga policia e Kosovës.

Dardan Molliqaj është arrestuar në afërsi të zyrave të partisë së tij, një ditë pasi Gjykata atje, lëshoi urdhërarrest për rastin e sulmit fizik ndaj deputetit të LVV-së, Haki Abazit.

Arrestimi i tij vjen pas këtij lajmërimi dhe pas prezencës së tij në protestën e djeshme në Kosovë për veteranët dhe përfshirjen e tyre në sistemin e pagës minimale.

Kjo nuk është hera e parë që bashkëshorti i ish-ministres arrestohet, lidhur me tubimet dhe trazirat politike./Zoom.al

Related Posts