Aplikacion
Në pranga të policisë kanë rëndë Elvis Bakalli, 30-vjeç banues në Tiranë dhe Dorian Kalo, 45-vjeç. Banesa në pronësit të Elvis Bakallit, ishte përshtatur si bazë për prodhimin dhe modifikimin e armëve të zjarrit.
Sipas policisë dyshohet se këto armë siguroheshin nga persona me precedentë të theksuar kriminal dhe shiteshin me qëllim për të vrarë.
Në pamje shihen pistoleta, silenciator, shotgan, celularë dhe pjesë të ndryshme të municioneve luftarake që përdoreshin për montimin e armëve.
Armët e sekuestruara janë dërguar për ekspertizë, për të parë nëse janë përdorur për ndonjë ngjarje kriminale të mëparshme. /Zoom.al