Aplikacion
Sipas informacioneve të para të mbërritura në redaksinë e Zoom.al, bëhet fjalë për një shpërthim me telekomanë.
Zoom.al mëson se brenda makinës kanë qenë vetëm viktima. Ai është identifikuar si Aleksandër Sadikaj, 27 vjeç, nga Berati.
I riu u nxorr nga kalimtarët e rastit dhe u dërgua me urgjenë në spital, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve.
Siç shihet nga video e publikuar nga Zoom.al, pas shpërthimit makina është përfshirë plotësisht nga flakët.
Policia saktësoi se ngjarja ka ndodhur në orën 13:35, në afërsi të TEG-ut dhe se automjeti ishte i tipit “Golf”.
Zoom.al mëson se Sadikaj ka qenë një person me precedent penalë, i akuzuar për tentativë vrasje. Policia po heton të shkuarën e tij në përpjekje për të zbuluar autorët e aktit terrorist të sotëm. /Zoom.al
View this post on Instagram