Aplikacion
Jahti me 4 turistë, mes tyre edhe një fëmijë u përplas me disa shkëmbinj, ndërsa një prej tyre ka dhënë edhe një deklaratë për mediat. Turisti tha se shteti shqiptar duhet të penalizohet, pasi duhet të kryejë lajmërime nënujore, se ku mund të lundrohet dhe ku jo.
“Jemi nisur këtë mëngjes dhe ishim në kthim nga ishulli i Sllovenisë. Kemi bërë gjithë Kroacinë dhe kemi kaluar në 600 ishuj Kroaci dhe më pas Mali i Zi. Kemi bërë dje udhëtim direkt për Vlorë, ku në hyrje si gjithë pronarët e varkave përdor një program që të kem lartësinë e skafit me bazën e ujit dhe të jep sinjale për gjithçka që ndodhet nën det.
Për fat të keq varka nuk ka sinjalizuar dhe u përplasëm me një shkëmb. Fëmija jonë 4 vjeç ishte në panik. Vetëm për mosinjalizim gjendemi në këtë situatë. Tani jemi në kërkim të zgjidhjes sesi mund të lëvizim varkën që andej. Është një problem me lajmërimet që shteti shqiptar duhet të bëjë pjesën nën ujore. Siç bëjmë ne një gabim dhe penalizohemi edhe shteti shqiptar duhet të penalizohet. Policia e kufirit dhe Guarda Di Finannza mbërritën menjëherë. Falenderojmë popullin shqiptar që na ndihmuan dhe nuk na morën lekë e na dhanë ushqim,”-tha ai.