Aplikacion
Everything Everywhere All At Once
E mahnitshme në sipërfaqe, kjo ekstravagancë krijuese nga ekipi drejtues i quajtur Daniels (Daniel Kwan dhe Daniel Scheinert) ka një shtresë të thellë të ndjenjës familjare dhe një tërheqje emocionale të fituar mirë në fund. Michelle Yeoh është në rolin e Evelyn, një pronare lavanderie me probleme taksash, e cila hyn në një multivers të alt-Evelyns. Është filmi i rrallë që mund të bëjë audiencën të qajë, dhe gjithashtu të mbledhë një ton parash, gati 60 milionë dollarë në arkat e SHBA deri më tani.
Top Gun: Maverick
Në filmin e parë të ‘Top Gun’, i cili doli në vitin 1986, Tom Cruise luajti si Pete “Maverick” Mitchell, një pilot luftarak në Marinën e SHBA. Gjithë këto vite më vonë, Mitchell-it i jepet puna për të trajnuar një grup të ri pilotësh, duke përfshirë “Rooster” Bradshaw (Miles Teller), djalin e shokut të tij të vjetër “Goose”, i cili u vra në ‘Top Gun’. Val Kilmer është rikthyer si “Iceman” Kazansky, tani një gjeneral me katër yje, dhe Jon Hamm i bashkohet kastit si një admiral i quajtur “Cyclone”, kështu që ndoshta filmi do të shpjegojë pse pilotët e Marinës kanë të gjithë pseudonime superheronjsh
Happening
Drama e Audrey Diwan zhvillohet në Francë në vitin 1963, por tema është aktuale. Bazuar në një kujtim të Annie Ernaux, fabula e Happening (ose L’événement në frëngjisht) sillet rreth Anne (Anamaria Vartolomei), një studente premtuese e klasës punëtore. Pasi ajo mbetet shtatzënë pas një ‘one-night stand’, ajo është e vendosur të bëjë një abort, pavarësisht se procedura ishte e jashtëligjshme në Francë. Por ajo shpejt e kupton se askush nuk do ta ndihmojë atë dhe pak njerëz do t’i qëndrojnë pranë.
Turning Red
Turning Red është filmi i parë i animuar i Pixar që drejtohet vetëm nga një grua, i pari që zhvillohet në Kanada dhe i pari që flet rreth një heroine nga një familje aziatike: heroina në fjalë është Mei Lee (Rosalie Chiang), e cila kthehet në një panda të stërmadhe të kuqe të ashpër sa herë që është e stresuar. Një tjetër gjë që e dallon Turning Red nga filmat e mëparshëm të Pixar është stili i tij vizual. Regjisorja, Domee Shi, u frymëzua nga karikaturat japoneze që ajo shikonte kur ishte në moshën e Mei në fillim të viteve 2000.
Navalny
Nëse Rusia nuk do të kishte pushtuar kurrë Ukrainën, ky dokumentar për politikanin rus Alexei Navalny do të qëndronte ende si një udhëtim tërheqës dhe intim me një nga kritikët më të mëdhenj të Vladimir Putinit. Filmi e ndjek atë pasi u helmua nga një agjent në vitin 2020 dhe mori trajtim mjekësor në Gjermani. Vetë Navalny shpesh flet drejtpërdrejt me kamerën – mendjemprehtë dhe pa kompromis, ndërsa i kërkon regjisorit, Daniel Roher, të mos jetë i mërzitshëm. Në një episod, ai pretendon të jetë një zyrtar i qeverisë ruse dhe telefonon një operativ të vërtetë që përshkruan saktësisht se si rusët helmuan Navalny. Më vonë, kamerat e ndjekin atë në Rusi. Koha vetëm sa e ka bërë më efektiv këtë film të thellë.
The Duke
Kempton Bunton, i luajtur nga Jim Broadbent është një shofer taksie në pension në Newcastle, i cili rrëfen se kishte vjedhur një portret Goya të Dukës së Uellingtonit nga Galeria Kombëtare e Londrës në vitin 1961. Ai u ngjit në një nga dritaret e tualetit të Galerisë, shpjegon ai sepse, ai ishte i mërzitur për koston e tarifave të licencës televizive për pensionistët. Bazuar në ngjarje të vërteta, The Duke është një komedi britanike e mprehtë, e krijuar mirë, komode nostalgjike, e cila megjithatë nxjerr disa pika të mprehta politike për snobizmin e establishmentit.
Doctor Strange in the Multiverse of Madness
Mund të mos jetë ekstravaganca më e mirë e vitit me fantastiko-shkencore rreth realiteteve alternative, por Doctor Strange in the Multiverse of Madness është në mënyrë delirante argëtuese në vetvete. Më i çuditshmi dhe më i frikshmi ndër filmat e suksesshëm të Marvel-it, ai u drejtua nga Sam Raimi, i cili bëri të dyja trilogjinë e Evil Dead dhe Tobey Maguire Spider-Man. Megjithatë, filmi nuk është vetëm një festë e fantazisë pasi ka disa mendime prekëse për familjen, besimin dhe sakrificën midis zombive fluturues dhe minotaurëve me gëzof të gjelbër./L.K
/Zoom.al