zoom

Të gjitha

“Papritur trupi im nuk lëviste…”/ Jennifer Lopez tregon periudhën e errët të jetës

Jennifer Lopez është njëra nga artistet më të njohura në mbarë botën.Por, fama nuk ka ndikuar vetëm për të mirë për këngëtaren dhe aktoren me prejardhje nga Porta Rika.

Në fillim të karrierës së saj premtuese, Lopez tregoi në gazetën e saj “On The JLo” një nga përvojat e saj më të këqija, e cila do t’i ndryshonte jetën në vitet në vijim.

Stresi dhe puna pushtuan Jennifer Lopezin në vitet 90 . Puna e madhe në studio e për projekte të reja bëri që të ketë një sulm paniku. “Papritur u ndjeva sikur nuk mund të lëvizja”, shpjegoi Lopez teksa kujtoi atë moment, të shkaktuar nga mungesa e gjumit dhe pushimit gjatë asaj kohe.

Ajo ka rrëfyer se ka fjetur vetëm nga 3 deri në 5 orë dhe se kjo ka përfunduar duke e ndikuar fizikisht. Një roje sigurie ishte i vëmendshëm ndaj situatës për ta çuar në qendrën shëndetësore.

Që atëherë, ylli i “Hustlers” thotë se kujdeset për kohën e saj të pushimit. Ajo ndjek edhe zakone të tjera për të mbajtur shëndetin në formë, në moshën 52-vjeçare./L.K

/Zoom.al