zoom

Aktualitet

Qarkullonte me armë dhe thikë në makinë, 25-vjeçari bie në prangat e policisë

Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi qarkullonte me pistoletë dhe thikë në automjet.

I arrestuari është Rr.H., 25 vjeç me banim në Tiranë.

“Gatë kontrollit të automjetit që ky shtetas drejtonte, janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë, një krehër, municion luftarak dhe një armë e ftohtë (thikë)”, thuhet në njoftim.

“Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës, u gjetën u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, veshje të ndryshme si ato të Policisë dhe municion luftarak”, vijon më tej policia.