zoom

Të gjitha

“Trekendeshi i trishtimit”, merr Palmën e Artë në Kanë

Një satirë thumbuese sociale ,e quajtur “ Trekëndëshi i trishtimit” me regjisor Ruben Ostlund, fitoi Palmën e Artë për filmin më të mirë në Festivalin e Filmit në Kanë.

Trekëndëshi i trishtimit i Ostlund  i cili tregon jetën e të pasurëve dhe sesi i dëmtohet ky status është hera e dytë që regjisori suedez fiton çmimin, pasi e ka marrë atë edhe në vitin 2017 për “The Square”.

“Kur filluam të bënim këtë film, mendoj se kishim një qëllim – të përpiqeshim vërtet, me të vërtetë të bënim një film emocionues për audiencën dhe të sillnim përmbajtje që provokon mendime,” tha Ostlund. Filmi i tij sigurisht që ka marrë një reagim nga audienca, me agjencinë e lajmeve AFP e cila raportoi se shikuesit nuk janë parë kurr te qeshin kaq shumë gjatë premierës së këtij filmi.

“Trekëndëshi i trishtimit” fillon me dy aktorë Harris Dickinson dhe afrikano-jugori Charlbi Dean  të cilët shkojnë në një lundrim luksoz. Por ata e gjejnë veten të bllokuar  me nevojën për të mbijetuar duke përmbysur rendin shoqëror.

Çmimin për regjisorin më të mirë e fitoi , Park Chan-wook nga Koreja e Jugut. Park  i njohur për thrillerin e vitit 2003 Oldboy, fitoi çmimin për filmin kriminal erotik “Vendimi për t’u larguar”.

Ishte një natë e fortë për Korenë e Jugut, me aktorin më të mirë Song Kang-ho. Ky çmim erdhi pas vëmendjes ndërkombëtare që ai fitoi me performancën e tij në “Parasite” fitues të Oskarit të 2019-ës.

Çmimi i jurisë shkoi gjithashtu për dy filma, një histori miqësie “Tetë malet” nga regjisorët belgë Felix Van Groeningen dhe Charlotte Vandermeersch dhe “EO”, nga regjisori polak Jerzy Skolimowski, i cili tregohet me sytë e një gomari.

Iranianja Zahra Amir Ebrahimi fitoi aktoren më të mirë për rolin e saj si gazetare që gjurmonte një vrasës serial në “Holy Spider”./L.K

/Zoom.al

Postime të lidhura