zoom

Aktualitet

Një i plagosur nga zjarri në banesë, policia del me njoftim zyrtar: Ja çfarë ka ndodhur

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me zjarrin që ra sot në mbrëmje në një banesë në rrugën “Memo Meta” dhe ku mbeti i plagosur një person.

Policia thotë se zjarri është vendosur nga një person me problem të shëndetit mendor.

Sipasojë e ndërhyrjes së zjarrfikëseve zjarri është fikur, por prej tij ka mbetur i lënduar shtetasi 42-vjeçar që është edhe autor I zjarrvënies.

 

Tiranë/Informacion paraprak

 

Më datë 26.05.2022, rreth orës 22:05, në rrugën “Memo Meto”, shtetasi I. A., 42 vjeç, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, i ka vënë zjarrin banesës së tij.

 

Në vendngjarje kanë kaluar shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset, të cilat kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit dhe nxjerrjen e tij nga banesa.

 

Shtetasi I. A. si pasojë e asfiksisë është dëmtuar dhe po merr ndihmën e parë mjekësore.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.