Aplikacion
Mediat greke bëjnë të ditur se Greqia i është drejtuar zyrtarisht Kombeve të Bashkuara, duke kërkuar rrëzimin e pretendimeve të Turqisë.
Letra zyrtare i është drejtuar sekretarit të Përgjithshëm, Antonio Guterrez dhe në kërkohet që ti bëhet thirrje Turqisë që të ndalojë vënien në dyshim të sovranitetit të Greqisë mbi ishujt e saj në Egje, veçanërisht nëpërmjet pohimeve të pabaza dhe historikisht të rreme dhe të përmbahet nga kërcënimi i Greqisë me luftë.
Mes dy vendeve ka pasur mosmarrëveshje për dekada mbi kufijtë detarë, por tensionet mes tyre u rritën në vitin 2020 pas intensifikimit të kërkimeve për naftë dhe gaz në Mesdheun lindor.