zoom

Të gjitha

Jennfier Lopez dhe Ben Affleck, më të dashuruar se kurrë

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck  kanë qenë të pandarë që nga rindezja e romancës së tyre vitin e kaluar. Çifti i njohur i showbizit shijuan një natë romantike teksa ishin  nisur për darkë në restorantin Nerano në Beverly Hills. 52 vjeçarja , dukej  tepër elegante me një fustan bezhë ndërsa i fejuari i saj e shoqëroi i lumtur  në makinën e tyre.

Aktori , i veshur me një xhaketë sportive gri dhe këmishë blu, u pa duke ndihmuar këngëtaren ndërsa ajo  më në fund ju drejtua makinës. Çifti i njohur si “Bennifer” patën një lidhje dashurie midis viteve 2002-2004 përpara se të ribashkoheshin në shkurt 2021. Ata u fejuan zyrtarisht në fillim të prillit  18 vite  pas fejesës së tyre të parë e cila  dështoi.

E pashë duke buzëqeshur dhe duke qarë në të njëjtën kohë dhe   kuptojva  faktin se pas gati  20 vitesh kjo po ndodhte përsëri”, tha ajo në atë kohë.

Dyshja e famshme kanë qenë në kërkim të një shtëpie dhe janë fotografuar duke parë shtëpi të ndryshme së bashku për fëmijët e tyre nga martesat e mëparshme ./L.K

/Zoom.al