zoom

Të gjitha

“Ku e ke bërë gjoksin që e ke kaq të bukur…”?!/ Sekretin e vërtetë e fsheh vetëm Aulona Musta

Moderatorja e njohur, Aulona Musta, ka zbuluar përmes postimeve në rrjetet sociale se ka nisur pushimet. E teksa ka ndarë me ndjekësit foto me rroba banje, të gjithë vëmendjen e ka marrë gjoksi i saj.

Madje duket se inbox-i i saj është i mbushur me pyetje rreth gjoksit. Këtë e ka zbuluar vetë moderatorja në postimet e shumta në “Instastory”, ku fansat e pyesin se “çfarë i ka bërë gjoksit?”.

Aulona ka publikuar një screenshot me disa mesazhe që i kanë dërguar ku shkruajnë: “Mos ke bërë gjoksin apo është thjesht push up?”/ “Çfarë ke përdorur për gjoksin që e ke në super formë?”/ “Po gjoksin ku e ke bërë të lutem?”.

Këto e kanë detyruar moderatoren të jap një shpjegim. Ajo ka treguar se bëhet fjalë thjesht për një trajtim që e bëri në dhjetor dhe po e ribën sepse rezultatet kanë qenë të dukshme. Më tej Aulona shkruan se nëse vendos të bëjë gjoksin do e tregojë./L.K

/Zoom.al