Aplikacion
Gjithçka nisi nga një reagim që ish-konkurrentja e Përputhen bëri në Instastory në lidhje me perfomancën e Ronela Hajtit në Eurovision, temë e cila u diskutua nga Aulona Musta në një emision ku ishte e ftuar.
“Nuk ja kam idenë se si mund të vendosni në panel PROFESIONISTËT e veërtetë të muzikës me njerëz qe as kanë lidhje me muzikën dhe janë injorantë ashtu siç mund të jëm un në gazetari apo drejtori! Nuk dinë të shpjegojnë pse kënga është tallava, po thonë ësht riprodhuar në filan studio… Merren me temën, jo po mua më pëlqen, jo po s’më pëlqen, kur po theksohet nga fillimi i emisionit që nuk është çështje shije në momentin që ti merr përgjegjësinë të përfaqësosh VENDIN tënd në një SUPER EVENT. Asgjë personale as me personin që na prezantoi as me njerzit këtu që po e mbrojn me mish e me shpirt po s’po qullin gjë & Pranoni more njerëz që skeni pik profesionalizmi dhe korrupsioni është në kulm. Ata që së meritojnë e marrin vendin për të na përfaqësuar pa pik transparence se kanë lidhje të vjetra. Komunizmi vërtet qëndron tek ju realisht… Goca filanit, motra filanit ehaaaaaaaa..”– thuhet në shkrimin e plotë të Sindit në Instastory.
Menjëherë pas kësaj ka ardhur edhe reagimi i moderatores Aulona Musta, e cila ka shpërndarë në profilin e saj në Instagram statusin e Sindi, bashkëngjitur me një pjesë nga videoja e këngës së saj në bashkëpunim me dy motrat. Ajo ironizon këngën e motrave Loci, më saktë Sindin, duke e cilësuar “artistja e vërtetë.”
“Dhe pasi kritikon tallavanë….. artistja në fjalë na prezanton me artin e vërtetë… me që duhet të na përfaqësojë nëpër evente.”– thotë Aulona. Krahas videos moderatorja shkruan: “Qesha shumë… por normalisht se s’mund ti lejoja vetes të qeshja me ë, se un nuk jam artiste me vlera…”- duke ironizuar kështu edhe mënyrën e shkrimit të ish-konkurrentes së Për’puthen.
Por sherri virual mes vajzave nuk është mbyllur me kaq pasi Sindi ka bërë disa reagime të tjera kunderejt moderatores. Më tej në një shkrim të gjatë Sindi duket e revoltuar ndaj ironisë së Aulona Mustës me këngën e saj. Ajo e quan “të turpshme” të merret me moderatoren për këtë teme, ku sipas saj po e edukon falas. Sindi shkruan se është artiste, ndërsa Aulonën e quan “gazetare tallavje”, e cila sipas ish-konkurrentes e ka lutur t’i shkojë në emision./L.K
/Zoom.al
6 plagë në trup/ Spitali i Traumës tregon gjendjen shëndetësore të shokut të Martinit