Aplikacion
Vajzat më herët kanë qenë shoqe por prej kohësh nuk flasin me njëra-tjetrën. Edhe pse ishin që të dyja të ftuara në sfilatën e Valdrin Sahitit së fundmi, këngëtaret bukuroshe nuk u panë në asnjë moment që ta përshëndesnin njëra tjetrën.
Kur Leonora ka qenë e ftuar kohë më parë në programin e Luana Vjollcës “Shiko kush luan”, ajo tha se nuk flet me Nora Istrefin për arsye goxha të forta.
“Unë nuk jam person që mbaj inate, sinqerisht, por hë për hë nuk do t’i flisja Nora Istrefit. Janë arsye goxha të forta. Mendoj se të paktën dikush që është një gjeneratë më e re se unë, duhet të kërkojë falje për një gabim shumë të madh që ka bërë kundrejt meje”, – ka thënë më herët Leonora Jakupi./L.K
/Zoom.al
Berisha: Historia kurrë s’do të na falë, nëse ne nuk shpëtojmë shqiptarët nga kjo narkodiktaturë