Aplikacion
Mackie punoi si artist skicash për Edith Head dhe Jean Louis, për të cilët ilustroi fustanin e veshur nga Monroe kur ajo këndoi “Happy Birthday, Mr. President” për John F. Kennedyn më 1962.
“Mendoj se ishte një gabim i madh”, tha ai gjatë një interviste për “Entertainment Weekly”. “Marilyn ishte një perëndeshë. Një perëndeshë e çmendur, por perëndeshë. Ajo ishte thjesht e mahnitshme”.
“Askush nuk pozon ashtu. Dhe ishte bërë për të. Ishte dizajnuar për të. Askush tjetër nuk duhet të shihet në atë fustan”, shtoi ai.
Kardashian veshi fustanin në mbrëmjen e Met Gala. Ajo e mbajti atë veshur vetëm për disa minuta në tapetin e kuq, para se ta ndërronte. “Jam shumë e nderuar që kam veshur fustanin ikonë që Marilyn Monroe e veshi më 1962”, tha Kardashian./L.K
/Zoom.al