Aplikacion
Në operacionin e ndërmarrë nga SPAK, deri më tani janë arrestuar 10 persona, 2 prej të cilëve në Tiranë. Ndërkohë, urdhër-arreste janë lëshuar për Ervis Martinajn, Suel Çelën (në kërkim), Kamber Mehajn, Talo Çelën dhe Sokol Sanxhaktarin.
Ky i fundit ndodhet prapa hekurave i akuzuar për vrasje, mirëpo pas dëshmisë së Dumanit janë zbuluar implikime të tjera të tij. Sakaq, Dumani ka treguar detaje edhe mbi një porosi vrasje, e cila nuk u çua asnjëherë deri në fund. Sipas tij, një bos krimi, i kishte ofruar 100 mijë euro për vrasjen e një personi, por që ekzekutimi nuk u krye për arsye ende të paditura.
Dumani u arrestua pak kohë më parë në Fier, fill pas atentatit të dështuar ndaj tij. Ai u qëllua me breshëri plumbash pranë Elbasanit, por që arriti t’ia hidhte vetëm me një plagë në shpatull. Nuredin Dumani përdorej si vrasës me pagesë nga bandat kriminale në vend.
Berisha humbet gjyqin e Apelit në Londër, ish-kryeministri mbetet “non grata” në Britaninë e Madhe