zoom

Politikë

Mali i Zi dhe Kosova kundër Open Balkan, Rama: Nisma nuk do ndalet

Kryeministri, Edi Rama ka reaguar për konferencën e mbajtur nga presidenti malazez, Gjukanoviç dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ku të dy u shprehën kundër nismës ‘Open Balkan’.

Rama tha se nisma do të vazhdojë pavarësisht deklaratave të bëra nga Gjukanoviç dhe Osmani.

Edi Rama: Kushdo është kundër Ballkanit të Hapur është në të drejtën e vet që as mos të shohë, as mos të dëgjojë dhe as mos të kuptojë se kjo nisëm nxit paqen, bashkëpunimin, integrimin dhe e përshpejton Procesin e Berlinit! Ballkani i Hapur nuk do të ndalet sepse e ardhmja nuk ndalet dot.