zoom

Politikë

Pompeo: Më bëni ftesë kur të kemi 125 vjetorin, do shkulim korrupsionin

Ish sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ndodhet në vendin tonë në kuadër të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA. Në fjalën e tij, Pompeo tha se përkushtimi vijon njësoj dhe uron që miqësia të ketë edhe 100 vite të tjera.

Pompeo: Është kënaqësi e vecantë të jem këtu pas 100 vitesh. Kjo ditë festohet shumë, është përkushtim për tokën dhe shfrytëzimin e saj. Nga viti 1922 marrëdhëniet tona kanë qenë të shkëlqyera, përkushtimi vazhdon njësoj.

Unë atehërë isha ushtar i ri,në 1989 kam qenë në Gjermaninë lindore kur njerëzit u çlirua nga tirania. Dy vite më vonë erdha në Shqipëri, gjatë kohës time si sekretar shteti, kisha vetëm 1 mijë ditë dhe pashë se vendet tona kanë punuar kundër terrorizmit në mbarë botën, duke qenë përkrah NATO-s.

Në 30 vitet e fundit është punuar për të konsoliduar demokracinë. Uroj dhe 100 vite të tjera po aq të suksesshme, duhet vullnet i mirë nga secili për të shkulur korrupsionin dhe për të mbrojtur sigurinë e popullit dhe rajonit. Më bëni ftesë kur të kemi dhe 125 vjetorin.