Aplikacion
Gina Deuters e cila është gruaja e partnerit dhe asistentit të biznesit të Depp, Stephen Deuters ka folur në gjyqin e martesës së stuhishme 15-mujore të aktorit me Heard. Gina pretendon se Depp është viktima e vërtetë mes betejës së tyre ligjore.
Në intervistën e saj të vetme si dëshmitare, Deuters tha se ajo beson se Heard është një “drama queen” e vërtetë.
“Ka një situatë që u zhvillua me Amber gjatë dasmës. Ajo u përkul nga unë dhe më tha: ‘A grindeni ndonjëherë ti dhe Stephen?’ Unë u përgjigja, ‘Ndonjëherë kemi dhe grindje’ dhe ajo tha: ‘Jo, Gina, zënka të vërteta?’ Dhe ishte disi shqetësuese”, kujton Deuters, i cili e njeh Depp për gati 20 vjet.
Duke i bërë jehonë pretendimeve të Depp-it në gjyq, Deuters pohoi: “Kur Amber iu mohuan ato kërkesa, them se ajo mendoi, “Unë nuk do të arrij atë që dua, kështu që do të të shkatërroj ty”. “Burri im e quajti atë një persion sociopat dhe sigurisht që nuk i vjen aspak keq për këtë”, shpjegoi ajo./L.K
/Zoom.al
Kurti lavdëron jetëgjatësinë e qeverisë së tij, por kritikët vënë në dyshim rezultatet