Aplikacion
Në fund të përformancës, ajo pati një falenderim në shqip dhe italisht, teksa bëri edhe Shqiponjën, simbolin e shqiptarëve.
Ngjyra të ndryshme kulturore, elementë tradicionalë dhe moderne bëhen bashkë për të sjellë edhe njëherë për publikun, magjinë e festivalit më të madh muzikor në Europë. Në total konkurrojnë 17 vende, por vetëm 10 do të kualifikohen në finalen e madhe të së shtunës.
Shfaqja filloi në orën 21:00 , drejtpërdrejt nga Pala Olimpico Arena në Torino, Itali ku mikpritësit janë Mika, Laura Pausini dhe Alessandro Cattelan. Të enjten, gjysmëfinalja 2 do të gjejë 10 kualifikueset e fundit nga 18 këngë. Kujtojmë se Rusia është përjashtuar nga konkursi i këtij viti për shkak të luftës në Ukrainë.