zoom

Të gjitha

“Mos, më iku fati i jetës”/ Antonela Berisha ironizon foton e Claudio Nikës me të dashurën gjermane

Sapo hyri në shtëpinë e “Big Brother VIP”, Claudio Nika nisi që të flirtonte me Antonela Berishën. Madje ai shprehu hapur simpatinë për të, por ajo i tha se nuk e pëlqente. Edhe pse rrugëtimi i tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ishte i shkurtër, Claudio nuk la asnjë moment pa flirtuar me ish-konkurrenten e “Për’puthen”.

Por pas largimit nga BB VIP, duket se Nika është rikthyer tek ish-e dashura e tij, Hannah Lenni. Ai ka postuar në “Instagram” një fotografi ku shfaqet së bashku me bukuroshen gjermane.

E teksa poza e tyre ka marrë shumë like dhe komente, dikush ka vendosur që t’i bëjë tagg edhe Antonelës. Kjo e fundit e ka parë komentin dhe nuk ka qëndruar indiferente por i është përgjigjur: “Mos më iku fati i jetës”.

Lidhur me këtë koment ka reaguar Claudio, i cili ishte i ftuar në emisionin “Ftesë në 5” së bashku me të dashurën, me të cilën kishte 3 vite i lidhur.

“Unë e kuptoj që është një koment që ajo bën gallatë me ne, kështu që nuk e kam marrë seriozisht, nuk jam përgjigjur dhe mendoj që do të ishte më mirë të thoshte diçka pozitive sesa ky ngacmim”, tha ai./L.K

/Zoom.al