zoom

Politikë

Më 22 Maj, zgjedhjet për kryetarin e ri të PD-së

22 maji do të jetë dita kur “Rithemelimi” i Sali Berishës do të zhvillojë zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike, sipas tyre. Vendimi është marrë nga Kuvendi sot.

Kuvendi Kombëtar i Rithemelimit ka shpallur sot vakancën edhe për kreun e Grupit Parlamentar të PD-së, teksa Belind Këlliçi deklaroi se ai do të zgjidhet nga Këshilli Kombëtar. Në krye të Grupit Parlamentar të PD-së është Enkelejd Alibeaj, të cilit Berisha i ka kërkuar të japë dorëheqjen më shumë se një herë.

“Në mbështetje të statutit të Partisë Demokratike, për organizimin dhe funksionimin e grupit parlamentar të PD, me propozim të Rithemelimit, Kuvendi vendosi të konstatojë vakancën e kryetarit të grupit parlamentar të PD. Ngarkohjet këshilli kombëtar për zgjedhjen”, tha Këlliçi./Zoom.al

Postime të lidhura